Avdijaj e vazhdon karrierën në Turqi

  • 08 July 2019 - 13:00
Avdijaj e vazhdon karrierën në Turqi

Futbollisti kosovar ishte lojtar i lirë dhe ka nënshkruar kontratë trivjeçare me klubin turk

Donis Avdijaj do të bëhet sot me klub të ri.

Pasi ishte ndarë me skuadrën holandeze Willen II për shkak të mos-disiplinës, futbollisti kosovar do të nënshkruajë sot kontratë me Trabzonsporin. Përfaqësuesi kosovar ka mbërri në Turqi dhe me klubin turk do të nënshkruajë kontratë trivjeçare.

Sipas mediave turke, 22 vjeçari do të paguhet 250 mijë euro në vit.

Avdijaj i kishte realizuar 8 gola dhe i kishte dhuruar 6 asistime në 18 ndeshje në Holandë.

Në të kaluarën, futbollisti ofanziv ishte pjesë e Schalkes, e cila ia kishte vendosur klauzolën plot 50 milionë euro.

Por, Avdijaj ka dështuar të përparojë në dy vitet e fundit, ndërsa së fundmi ka mbetur edhe jashtë Përfaqësueses së Kosovës.

Ai synon që përmes Trabzonsporit të kthehet në nivelet më të larta dhe më pas të transferohet në ndonjë klub më të madh evropian.

(Kosova Sot Online )