Superliga e Kosovës mbetet pa një yll, Alidema shkon në Kroaci

  • 08 July 2019 - 13:26
Superliga e Kosovës mbetet pa një yll, Alidema shkon në Kroaci

Në edicionin e ri, që nis në gusht, IPKO Superligës së Kosovës në futboll do t’i mungojë njëri prej futbollistëve më të mirë. Bëhet fjalë për sulmuesin e shkathët, Festim Alidemajn, i cili të martën do të largohet nga Kosova për ta vazhduar karrierën në Kroaci, me shpresën dhe synimin për të shkuar në nivele të larta të futbollit evropian.

“Klubi njofton të gjithë futbolldashësit llapjanë se kush dëshiron të përshëndetet me futbollistin Festim Alidema mund ta bëj sot në stërvitjet e pasdites(ora 18:00), pasi sot është dita e fundit e Festimit si futbollist i Llapit, kurse nesër do të udhëtoj drejt Kroacisë për tu prezantuar tek skuadra e tij e re”, thuhet në njoftimin e klubit të tij të deritanishëm, Llapit. 

“Festimi do ti mungoj shumë klubit dhe tifozëve të cilët e kanë përkrahur shumë nga ardhja e tij tek Llapi deri më sot, ndërsa klubi i Llapit ndihet krenar që do avancohet në arenën evropiane, tek skuadrat evropiane!”, thekson Llapi.

(Kosova Sot Online)