Barcelona prezanton fanellat e dyta, të ngjashme me ato që ishin veshur edhe nga Johan Cruyff

  • 08 July 2019 - 13:47
Barcelona prezanton fanellat e dyta, të ngjashme me ato që ishin veshur edhe nga Johan Cruyff

Barcelona i ka prezantuar edhe fanellat e dyta për sezonin e ri, 2019/2020.

Pak ditë më parë Blaugranët i prezantuan fanellat e para, ndërsa tash skuadra katalunase ka zbuluar edhe fanellat e dyta për sezonin e ri.

Blaugranët kanë bërë një kombinim mes ngjyrës së kaltër dhe asaj të fanellës së parë, e që padyshim se është një fanellë e bukur. 

Ky kombinim i ngjyrave sjell një kujtim për bluzën që Barcelona e kishte bartur para shumë vitesh në La Liga, me lojtarë të njohur, si Johan Cruyff.

Katalunasit do të shpresojnë që në sezonin e ri ta fitojnë Ligën e Kampionëve, që është prioriteti i tyre, por pse jo edhe La Ligan dhe Kupën e Mbretit.

(Kosova Sot Online)