Golashënuesi më i mirë në Kupën e Amerikës, afër transferimit te Milani

  • 08 July 2019 - 21:29
Golashënuesi më i mirë në Kupën e Amerikës, afër transferimit te Milani

Everton Sousa Soares, i njohur shkurt si Everton ose Everton Cebolinha, është rrugës për ta veshur fanellën e Milanit.

“A Bola” raporton se Everton është shumë afër transferimit te Milani, pasi shkëlqeu në Kupën e Amerikës me Brazilin.

Sipas të përditshme portugeze, 23-vjeçari do t’i kushtojë Milanit 40 milionë euro.

Everton shkëlqeu në Kupën e Amerikës duke shënuar tre gola, për ta fituar cmmin e golashënuesit më të mirë – ndërsa realizoi edhe në finale kundër Perusë, ku Brazili triumfoi 3-1 për ta fituar titullin pas 12 viteve – të nëntin në histori.

23-vjeçari i akademisë së Gremios, ka bërë 210 paraqitje për ekipin e parë që nga viti 2014 dhe ka shënuar 49 gola. 

(Kosova Sot Online)