Megjithatë, Milani mohon interesimin për Evertonin

  • 08 July 2019 - 23:02
Megjithatë, Milani mohon interesimin për Evertonin

Milani nuk është i interesuar për të nënshkruar me Evertonin.

“A Bola” raportoi se Kuqezinjtë janë seriozisht të interesuar në shërbimet e 23-vjecarit, Everton, që shkëlqeu me Brazilin në Kupën e Amerikës.

Por, “MilanNeës.it” dhe “La Gazzetta dello Sport” kanë kontaktuar Milanin, të cilëve u është thënë se Everton nuk është në planet e tyre.

Ai është lidhur me Milanin kur Leonardo ka qenë drejtor sportiv, por jo që nga largimi i 49-vjeçarit.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, oferta e vetme që ka pranuar Everton është nga Manchester City. Lojtari pëlqehet nga Pep Guardiola dhe do ta dëshironte në Angli për të forcuar edhe më shumë skuadrën.

23-vjeçari, golashënuesi më i mirë në Kupën e Amerikës dhe lojtari i finales, pasi i shënoi Perusë – ka bërë 210 paraqitje për ekipin e parë që nga viti 2014 dhe ka shënuar 49 gola.


(Kosova Sot Online)