Përkundër spekulimeve, Pogba stërvitet me skuadrën e Man Unitedit

  • 09 July 2019 - 08:26
Përkundër spekulimeve, Pogba stërvitet me skuadrën e Man Unitedit

Paul Pogba është stërvitur me bashkëlojtarët e tij në Australi, përkundër spekulimeve për të ardhmen e karrierës së tij.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer është duke u stërvitur për turneun parasezonal, por vjet pas kthimit në Old Trafford në atë që ishte marrëveshje rekord, e ardhmja e Pogbas mbetet në qendër të vëmendjes pasi që po flitet për një largim gjatë verës.

Pogba e pranoi gjatë pushimit veror se ky mund të jetë momenti i duhur për ta gjetur një sfidë të re diku tjetër – komente të cilat u vijuan me komentet e agjentit të tij, Mino Raiolas, i cili tha se ai është në proces për t’ia gjetur një klub të ri francezit.

Real Madridi i Zinedine Zidanit dhe ish-klubi i tij, Juventusi, kanë qenë dy klubet që kanë shprehur më së shumti interesim për fituesin e Kupës së Botës, i cili ishte në qendër të vëmendjes gjatë stërvitjes së parë të Manchester Unitedi që prej arritjes në Australi.

Djemtë e Solskjaerit erdhën në Perth të hënën dhe skuadra e kompletoi stërvitjen e para në ËAVA në Perth të martën, ku edhe lojtarët e rinj, Aaron Wan-Bissaka dhe Daniel James, morën pjesë.

Romelu Lukaku gjithashtu mori pjesë në seancën stërvitore, përkundër që edhe për të është spekuluar se mund ta vazhdojë karrierën e tij si futbollist në Inter.

(Kosova Sot Online )