Daniel James i dominoi lojtarët e Man Unitedit në çdo test fizik

  • 09 July 2019 - 08:44
Daniel James i dominoi lojtarët e Man Unitedit në çdo test fizik

Daniel James i ka mahnitur bashkëlojtarët e tij në Manchester United, duke i kaluar të gjithë në të gjitha testet fizike gjatë turneut parasezonal.

Anësori uellsian u transferua në Manchester United për vetëm 15 milionë funte nga Sëansea City këtë verë. 21-vjeçari dhe të gjithë bashkëlojtarët e tij janë duke u përgatitur për sezonin e ri duke u stërvitur në Australi, por para kësaj James kishte shkuar edhe në Dubai ku ishte stërvitur ndaras skuadrës.

Në testet fizike para fillimit të turneut parasezonal, Daniel James i la prapa vetes të gjithë lojtarët e tjerë të Manchester Unitedit.

Një burim nga Old Traffordi tha për The Sun: “Të gjithë në Carrington [qendra për stërvitje e “Djajve të kuq”] janë shumë të inkurajuar nga Jamesi i ri. Ai është qartësisht para të gjithëve”.

“Ai i kryeson të gjitha listat e testeve fizike. Oles

[trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer]

i ka bërë shumë përshtypje mënyra se si ai ka punuar deri më tani”.

“Ai ishte më i shpejti në vrapime dhe madje i la futbollistët e tjerë shumë prapa vetes”. 

(Kosova Sot Online )