Përforcohet Los Angelos, Avery Bradley arrin te Lakers

  • 09 July 2019 - 09:02
Përforcohet Los Angelos, Avery Bradley arrin te Lakers

Los Angelos Lakers kanë pasur një sezon për t’u haruar dhe po përpiqen të përforcojnë radhët e tyre.

Ekipi së fundi ka sjell basketbollistin amerikan, Avery Bradley, i cili është bashkuar skuadrës ku luan edhe LeBron James. Bradley nënshkroi një kontratë dyvjeçare me ekipin kalifornian me vlerë 9.7 milionë dollarë, sipas ESPN. Bradley luan në pozitën e mbrojtësit dhe ka bërë karrierë si anëtar i Boston Celtics, ku gjithashtu luajti edhe për rivalët e Lakers – Los Angeles Clippers.

Bradley përfundoi sezonin e kaluar në fanellën e Memphis Grizllies, ku shënoi 16 pikë, tri kërcime dhe katër asistime në 14 ndeshje të luajtura. Ndryshe, Los Angelos pritet që të sjellin edhe lojtarë të tjerë para fillimit të sezonit të ri në NBA. 

(Kosova Sot Online )