Pamje nga stërvitja e parë e Muriçit me klubin e ri, Nottinghamin

  • 09 July 2019 - 16:14
Pamje nga stërvitja e parë e Muriçit me klubin e ri, Nottinghamin

Portieri kosovar, Arijanet Muriç, i zhvilloi sot stërvitjet e para me klubin e tij të ri, Nottingham Forestin, vetëm disa orë pasi u zyrtarizua kalimi i tij nga Manchester City si huazim për një sezon.

Arijanet Muriçi e kaloi pjesën dërrmuese të sezonit të kaluar si rezervist tek Manchester City pasi në portë i padiskutueshëm ishte Ederson, ndërsa portieri Claudio Bravo ishte i lënduar. Por, trajneri Pep Guardiola ka vendosur ta huazojë portierin shqiptar nga Mali i Zi, në mënyrë që të bëjë eksperiencë më shumë, pasi që do të ketë më shumë minuta lojë në ekipin nga Championshipi, nivelin e dytë të futbollit në Angli.

Krahas huazimit për një sezon në Nottingham Forest, portieri i Përfaqësueses së Kosovës e ka vazhduar kontratën me Manchester Cityn edhe për tri vjet. Me këtë rast, ai do të jetë pjesë e “Citizens” së paku deri në vitin 2024.

Sezonin e kaluar, Muriç ishte rithirrur tek City pas huazimit në NAC Breda pas vetëm një loje për t’u bërë portieri i dytë pas lëndimit të Bravos. Ai kishte debutuar tek City në fitoren 3:0 në Carabao Cup ndaj Oxford United.

{393733

Muriç kishte mbetur i pamposhtur në ndeshjen e dytë me Cityn në fitore 2:0 ndaj Fulhamit, ndërsa ishte lojtari i ndeshjes në fitoren ndaj Leicester Cityt në çerekfinale.

“Të shkoj në Nottingham Forest do të jetë një mundësi për mua që të fitoj eksperiencë më të madhe në ekipin e parë dhe mezi e pres këtë përvojë të re”, ka thënë Muriç. 

(Kosova Sot Online )