Zidane nuk e grumbullon, i tregon derën yllit madrilen!

  • 09 July 2019 - 16:28
Zidane nuk e grumbullon, i tregon derën yllit madrilen!

Trajneri Zinedine Zidane nuk i ka dhënë asnjë shans James Rodriguez. Kolumbiani nuk është përfshirë në listën e skuadrës që do të udhëtojë drejt Kanadasë. 

Sulmuesi nuk bën pjesë në planet e trajnerit francez dhe klubi po mundohet ta shesë me Napolin që kërkon shërbimet e tij. "Los Blancos" kanë dy klube me interesim konkret për të.  

Rivalët e Atletico Madrid-it dhe italinët e Carlo Ancelottit, me këta të fundit që janë më të pëlqyer për të pasur një marrëveshje. Marrëdhëniet e dy klubeve janë të mira, pasi më herët nga Spanja në Itali kanë shkruar Raul Albiol dhe Callejon. 

(Kosova Sot Online)