Feronikeli – Milan, hyrja pa pare për fëmijët deri 6 vjeç

  • 09 July 2019 - 17:16
Feronikeli – Milan, hyrja pa pare për fëmijët deri 6 vjeç

Feronikeli dhe Milani do ta zhvillojnë një ndeshje miqësore më 10 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Organizatori i ndeshjes ka njoftuar se fëmijët nën moshën 6 vjeçare do të mund të hyjnë pa bileta në stadium.

Organizatori i ndeshjes miqësore ndërmjet Feronikelit dhe Milanit, e cila do të zhvillohet më 10 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, e ka dhënë një detaj shtesë sot rreth biletave.

As Events ka njoftuar se hyrja në stadium për fëmijët nën moshën 6 vjeçare do të jetë gratis.

Ndërsa, nga mosha 7 vjeçare e më lartë nevojitet bileta.

“Ju informojmë qe fëmijet deri në moshën 6 vjecare nuk kanë nevoj për bileta. Nga mosha 7 vjecare duhet të jenë te paisur me biletë. Fëmijet nën moshën 7 vjecare duhet të kenë dokument indetifikimi me vete”, ka njoftuar kjo kompani përmes grupit zyrtar në rrjetin social, Facebook.

Tifozët janë ankuar për çmimin e shtrenjtë të biletave, të cilat kanë dalë në shitje të hënën.

35, 50, 85, 115 e 155 euro varion çmimi i biletave të miqësores së muajit të ardhshëm.


(Kosova Sot Online)