De Ligt në Juventus mbyllet këtë javë, sipas mediave italiane

  • 09 July 2019 - 17:20
De Ligt në Juventus mbyllet këtë javë, sipas mediave italiane

Juventusi mund ta finalizojë blerjen e Matthijs de Ligt nga Ajaxi këtë javë, sipas mediave italiane.

Juve dhe Ajaxi edhe janë larg arritjes së marrëveshjes për çmimin e shitjes së futbollistit, por Sky Sport Italia këmbëngul se kampioni italian është në pozitë shumë të mirë për të mbyllur gjithçka.

Kjo për faktin se Paris Saint-Germain dhe Barcelona janë tërhequr nga gara për qendërmbrojtësin holandez, i cili gjithsesi e do vetëm klubin bardhezi.

Prandaj, drejtori sportiv Fabio Paratici është duke kërkuar ta transferojë 19-vjeçarin para se Juventusi të niset në turin parasezonal në Azi.

De Ligt do të ishte blerja e tretë në mbrojtje e Juventusit këtë sezon, pas Merih Demiral dhe Cristian Romero.

(Kosova Sot Online )