37-vjeçarja Williams arrin në gjysmëfinale të Wimbledonit

  • 09 July 2019 - 17:28
37-vjeçarja Williams arrin në gjysmëfinale të Wimbledonit

Serena Williams e ka mposhtur bashkatdhetaren e vet amerikane Alison Riske përkundër se pati një paraqitje të amullt, për ta arritur gjysmëfinalen e Wimbledonit, grand slamit më prestigjioz në tenis.

23 herë kampionia e grand slameve e mundi Risken në tri sete, 6:4, 4:6, 6:3 dhe në gjysmëfinale e pret fituesen e çerekfinales tjetër mes britanikes Johanna Konta dhe çekes Barbora Strycova.

Williams është në kërkim të titullit të tetë në Wimbledon dhe titullit të parë grand slam që prej janarit të vitit 2017.

“Jam e lumtur që ia dola. Ajo luajti vërtet mahnitshëm dhe për të ardhur këtu i ka mposhtur shumë teniste të mëdha”, tha Serena.

(Kosova Sot Online)