Në këtë ditë para 13 vjetëve Zidane e goditi me kokë në gjoks Materazzin, por përse?

  • 09 July 2019 - 17:48
Në këtë ditë para 13 vjetëve Zidane e goditi me kokë në gjoks Materazzin, por përse?

Në këtë ditë para 13 vjetëve ndodhi mbase momenti më i çmendur në histori të një finaleje në Kupën e Botës, Zinedine Zidane e goditi me kokë në gjoks Marco Materazzin.

Por si nisi e gjitha në finalen e madhe Francë – Itali?

Materazzi ishte tradhtar dhe hero në finale të Kupës së Botës më 2006, duke e shkaktuar një penallti nga e cila shënoi Zidane, para se të shënonte vetë për ta barazuar rezultatin.

Qendërmbrojtësi pastaj u bë shkaktar i largimit të Zidanit nga loja me karton të kuq, para se të ekzekutoheshin penalltitë.

Ka pasur shumë thashetheme gjatë viteve në vazhdim për atë se çfarë e kishte shtyrë francezin ta godasë në atë mënyrë italianin.

Shumë është thënë se Materazzi e kishte ofenduar nënën e Zidanit, por ish-mbrojtësi i Interit ka zbuluar se çfarë i kishte thënë francezit dhe se nuk e kishte ofenduar nënën e tij.

“Vendosa të publikoja një libër për këtë sepse të gjithë më pyesnin se çfarë i kisha thënë Zidanit për ta bërë të reagojë ashtu”, tha Materazzi.

“Fjalët e mia ishin budallaqe por nuk e merituan atë reagim. Në çdo lagje në Romë, Napoli, Torino, Milano dhe Paris dëgjoj gjëra shumë më serioze. Unë fola për motrën jo nënën e tij, siç kanë shkruar disa gazeta. Nëna ime vdiq sa isha adoleshent, nuk do ta ofendoja nënën e tij asnjëherë”, shpjegoi ai.


(Kosova Sot Online)