Mesazhi emocional i të dashurës së Alvesit: Kam qarë me ty dhe tani je kampioni im

  • 09 July 2019 - 18:17
Mesazhi emocional i të dashurës së Alvesit: Kam qarë me ty dhe tani je kampioni im

Festa e madhe për Brazilin me rastin e triumfit në Copa America. Të gjithë tifozët e “Seleçaos” iu gëzuan këtij suksesi, duke iu bashkuar entuziazmit të futbollistëve.

Dani Alves, më i miri i turneut, pas përfundimit të finales me Perunë nuk shkëputej dot nga partnerja e tij, Joana Sanz.

Modelja spanjolle i ka dedikuar një mesazh të ndjerë 36-vjeçarit.

“Nuk e di sesi ta shpjegoj, kam qarë me ty vitin e kaluar në një moment të vështirë e tani jemi këtu për t’iu gëzuar kësaj fitoreje të madhe për ty, për skuadrën tënde, për luftën tënde. Jam shumë e lumtur dhe krenare për ty. Meriton më të mira nga jeta për dedikimin tënd, sepse nuk dorëzohesh kurrë. Për zemrën tënde të madhe, për të gjitha të mirat që bën, gjithçka të kthehet pas në njëfarë mënyre. Kampioni im, gjithçka e imja. Të dua!”

(Kosova Sot Online)