Feronikeli synon rezultat pozitiv ndaj Saints, formacionet zyrtare

  • 09 July 2019 - 18:55
Feronikeli synon rezultat pozitiv ndaj Saints, formacionet zyrtare

Kampioni i Kosovës, Feronikeli, do të kërkojë rezultat sa më pozitiv ndaj kampionit të Premierligës së Uellsit, The New Saints, në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues në udhëtim, në përpjekje për t’i ruajtur gjallë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

New Saints do të jetë nikoqir i Niklit në Park Hall, në takimin e parë mes tyre që nis në orën 20:00. Takimi i kthimit zhvillohet pas një jave në Prishtinë.

Për ta siguruar kalimin në rrethin e dytë kualifikues, Feronikeli do të duhet të tentojë që të marrë rezultat sa më të mirë në ndeshjen e sotshme, që zhvillohet në Uells, dhe pastaj ta sigurojë kualifikimin në ndeshjen kthyese, që do të zhvillohet në Kosovë.

Në rrethin paraeliminator për kualifikim në Ligën e Kampionëve, Feronikeli u tregua i suksesshëm në dy ndeshjet kundër Lincoln Red Imps dhe Santa Colomas. Ndeshjen e parë, kundër Red Imps, e fitoi me rezultat 1:0, ndërsa atë kundër Santa Colomas e fitoi me rezultat 2:1, përkundër që ishte me dhjetë lojtarë në fushë.

Në anën tjetër, The New Saints është kualifikuar drejtpërdrejt në këtë rreth të parë kualifikues dhe përballja me Feronikelin do të jetë e para në rrugëtimin drejt Ligës së Kampionëve të sezonit 2019/20.

Feronikeli merr pjesë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve pasi që u shpall kampion i Ipko Superligës së Kosovës.

Formacionet zyrtare:

Image

(Kosova Sot Online)