Wolanski burgoset në Brazil, tentoi ta pushtonte fushën në Kupën e Amerikës si në Champions

  • 09 July 2019 - 20:06
Wolanski burgoset në Brazil, tentoi ta pushtonte fushën në Kupën e Amerikës si në Champions

Kinsey Wolanski ka pohuar se është arrestuar dhe burgosur në Brazil, për shkak se po përgatiste një tjetër pushtim të fushës së futbollit në Kupën e Amerikës, njëlloj si në Ligën e Kampionëve.

Bukuroshja 22-vjeçari fitoi miliona ndjekës në rrjetet sociale pasi e pushtoi fushën në finale të Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Tottenhamit më 1 qershor në Madrid.

Tani, ajo ka shkruar në rrjetet sociale se ishte maskuar për t’u futur në stadiumin Maracana, në mënyrë që ta pushtonte edhe aty fushën në finale të Kupës së Amerikës mes Brazilit dhe Perusë.

Por, para se t’ia dilte, modelja amerikane u kap nga sigurimi dhe u dërguar në qeli.

“E pranoj, Kupa e Amerikës fitoi, ama ne patëm një aventurë të çmendur pasi provuam. Shkova në Brazil me aeroplan, e maskuar, ia dola të ulem në tribuna por më kapën 20 roje sigurimi”, shkroi ajo në Instagram.

“Kemi dalë nga burgu dhe tani po e shijojmë kohën në Brazil”, shtoi ajo. 

(Kosova Sot Online)