Shkëndija e mund Kaljun, bën hap të madh drejt kualifikimit në rundin tjetër të Champions

  • 09 July 2019 - 20:22
Shkëndija e mund Kaljun, bën hap të madh drejt kualifikimit në rundin tjetër të Champions

Shkëndija e Tetovës e ka mposhtur 1:0 Nomme Kalju, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt kalimit në rrethin e dytë kualifikues në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

Agim Ibrahimi shënoi golin e vetëm duke ia siguruar kampiones së Maqedonisë së Veriut fitoren minimale në udhëtim ndaj klubit të Estonisë Nomme Kalju, në ndeshjen e parë mes tyre.

Shkëndija dominoi ndeshjen por lëshoi raste të mira për të arritur fitore më të lartë.

Në fakt, klubi shqiptar e la për vonë golin e fitores. Ibrahimi realizoi në minutën e 80-të të takimit.

Shkëndija e pret pas një jave në shtëpi klubin estonez për ndeshjen e kthimit dhe synon kalimin në rundin e dytë.

(Kosova Sot Online)