Zyrtare: Rey Manaj nënshkruan kontratë 5-vjeçare me Albacete

  • 09 July 2019 - 20:40
Zyrtare: Rey Manaj nënshkruan kontratë 5-vjeçare me Albacete

Mungonte vetëm zyrtarizimi por edhe ai ka ardhur pasditen e sotme me një njoftim në Twitter nga klubi i Albacetes.

Rey Manaj është larguar përfundimisht nga Interi dhe ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me skuadrën e Segunda Division.

Klubi iberik ka bërë të ditur se ka derdhur në arkat e Interit rreth 2,5 milionë euro për kartonin e futbollistit të kombëtares shqiptare, me Interin që e bleu nga Cremonese Manajn disa vite më parë për vetëm 500 mijë euro dhe tashmë e ka shitur 5 herë më shumë.

Pas disa sezoneve në huazim në vitin e fundit pikërisht te Albacete, Manaj tashmë është përfundimisht një lojtar i Albacetes.


(Kosova Sot Online)