Trondit PSG-ja: Nuk garantojmë se Mbappe do të qëndrojë

  • 09 July 2019 - 23:20
Trondit PSG-ja: Nuk garantojmë se Mbappe do të qëndrojë

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonardo ka zbuluar shumë informacione rreth të ardhmes së klubit. Ai nuk ka siguruar se Kylian Mbappe do ta vazhdojë kontratën me PSG-në.

Mbappe është synim i Real Madridit dhe vazhdimisht është raportuar për një kalim të tij të mundshëm në kryeqytetin spanjoll.

Komentet e fundit të Leonardos mbase mund ta alarmojnë gjigantin evropian, Real Madrid.

“Nuk ka dyshime se Mbappe është prioritet. A duhet t’ia ripërtërijmë kontratën? Nuk premtoj kurrë. Nuk dua ta bëj një premtim pa qenë i sigurt nëse do të jem në gjendje ta mbaj”, tha Leonardo për Le Parisien.

Leonardo nuk është i sigurt nëse projekti i klubit do të ndërtohet përreth yllit të ri francez: “Ai është lojtar i madh, po lojtar i madh. Kylian është 20 vjeç dhe është në mesin e më të mirëve në botë.


(Kosova Sot Online)