Lexoni edhe:
Lista me të gjitha problemet që Icardi i ka shkaktuar në Inter
Superliga e Kosovës ka pësuar ngritje në vlerësim më të ri të Federatës Evropiane të Futbollit.
Barazimi i skuadrës së Feronikelit në ndeshjen e parë të rrethit të parë, ka bërë që të rritet koeficienti i ligës elitare të Kosovës. Faqja zyrtare e UEFA-s, e cila merret me vlerësimin në kohë reale, ka publikuar renditjen e re, ku shihet se Kosova është ngritur në koeficient nga hera e fundit, por që vazhdon të mbetet në vendin e 48-të.
Lista me të gjitha problemet që Icardi i ka shkaktuar në InterLexoni edhe:
E gjithë kjo pas barazimit të skuadrës drenicake, e cila gjatë mbrëmjes së kaluar nuk u mposht nga ekipi uellsian, The New Saints me rezultat 2:2 në “Park Hall”.
Kujtojmë se ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
(kosova Sot Online )