Pasi dështoi me De Ligtun, Barcelona tenton transferimin e Lindelofit

  • 10 July 2019 - 09:15
Pasi dështoi me De Ligtun, Barcelona tenton transferimin e Lindelofit

Barcelona është duke shpresuar që në këtë afat kalimtar ta transferojë një qendër mbrojtës për sezonin e ri.

Skuadra katalunase e kërkoi me shumë ngulm transferimin e Matthijs de Ligt nga Ajaxi, mirëpo lojtari ka vendosur të kalojë te Juventusi. Blaugranasit ishin të bindur se do t’i merrnin shërbimet e 19-vjeçarit, mirëpo Zonja e Vjetër ka qenë më efektive në negociatat dhe ka arritur ta bind mbrojtësin që të kalojë në Allianz Stadium. Por, Barcelona tani ka një alternativë tjetër për në qendër të mbrojtjes, pasi i do shërbimet e mbrojtësi të Manchester United, Victor Lindelof.

Mbrojtësi suedez nuk ka luajtur standard në sezonin që lamë pas, andaj kampioni i La Liga-së po shpreson që ta transferojë në këtë verë. Djajtë e Kuq po e refuzojnë shitjen e tij, mirëpo thuhet se është dëshira e mbrojtësit që të transferohet në Camp Nou.

Liendelof u transferua te Manchester Unitedi në vitin 2017 nga Benfica për 35 milionë euro, e që ka treguar disa paraqitje të mira, duke zgjuar kështu interesimin e Barcelonës.

(Kosova Sot Online )