Maradona e paralajmëron Jamesin: Mos ma prek fanellën me numër dhjetë në Napoli

  • 10 July 2019 - 09:27
Maradona e paralajmëron Jamesin: Mos ma prek fanellën me numër dhjetë në Napoli

Diego Maradona Junior, djali i legjendës argjentinase, e ka shprehur lumturinë e tij për lajmin se James Rodriguez ka zgjedhur të shkojë në Napoli këtë verë,

Mesfushori kolumbian nuk është i dëshiruar në skuadrën e Real Madridit dhe ai pritet ta bëjë kalimin e tij në Itali sezonin e ardhshëm.

“Unë gjithmonë komentoj Jamesit në fotografi duke i thënë që të shkojë në Napoli. Unë i bëj presion atij dhe ai së fundi e pëlqeu një koment timin”, tha Maradona Jr në një intervistë për Marcan.

“Është një ëndërr që James po vjen në Napoli. Një futbollist i atij niveli, me këmbën e tij të majtë, mund ta përmirësojë skuadrën. Qyteti do ta mirëpresë atë me krahët e hapur dhe jam i sigurt se ai do ta japë më të mirën e vet”.

Negociatat mes Real Madridit dhe Napolit janë ende duke vazhduar, pasi që klubi i Serisë A dëshiron ta marrë Rodriguezin fillimisht vetëm në formë huazimi. 

“Nga ajo që unë e di, gjithçka është në fazat finale. E gjitha që ka mbetur të bëhet është formula e këtij operacioni. Gjithçka tjetër është bërë”.

Maradona Senior i kishte kaluar disa vjet të suksesshëm në Napoli gjatë viteve të 80-ta dhe të 90-ta, duke e fituar statusin e legjendës në Napoli, mirëpo djali iu tij e ka paralajmëruar Jamesit të mos e veshë fanellën me numër dhjetë të babait të tij.

“Mos e prek fanellën me numër dhjetë. Është pronë private e familjes time. Kishte spekulime se Napoli do t’ia jepte atë Gonzalo Higuainit kur erdhi dhe pastaj Lorenzo Insignes, por duhet të mbetet si në NBA. Nëse e pensionon një fanellë, nuk mund ta përdorësh më asnjëherë”.

(Kosova Sot Online)