Talenti kosovar Arlind Salihu provohet tek Sivasspori

  • 10 July 2019 - 13:45
Talenti kosovar Arlind Salihu provohet tek Sivasspori

Arlind Salihu do të provohet tek Sivasspori. Talenti kosovar beson se me aftësitë që i posedon do ta bindë klubin e njohur turk që ta mbajë dhe t’i ofrojë kontratë atij

Arlind Salihu është njëri prej talenteve më të mëdha të futbollit kosovar sot.

Futbollisti drenicas do ta ketë një mundësi të artë nga e enjtja pasi do të provohet për disa ditë tek Sivasspori. 

Futbollisti i lindur më 12 dhjetor 2002 beson se me aftësitë e tij do ta bind klubin e njohur turk që ta mbajë në ekip dhe t’i ofrojë atij kontratë.

16 vjeçari luan në pozitën e mesfushori ofanziv, ndërsa provat ia ka mundësua menaxheri Andi Zobra.

Ndërsa, në Kosovë deri tash me të ka punuar trajneri Brahim Vojvoda, dikur futbollist i njohur kosovar.

Salihu aktualisht luan me grupmoshat e reja të Drenicës, por synon që karrierën ta vazhdojë jashtë vendit.

Image

(Kosova Sot Online)