Meta shkruan për Majlinda Kelmendin dhe xhudon kosovare: Jeni krenari e kombit shqiptar

  • 10 July 2019 - 13:55
Meta shkruan për Majlinda Kelmendin dhe xhudon kosovare: Jeni krenari e kombit shqiptar

Ilir Meta, president i Republikës së Shqipërisë e ka bërë një postim në Facebook, ku ka shkruar për kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi, por edhe për xhudon kosovare në përgjithësi, e cila po ua zbardh fytyrën shqiptarëve gjithandej globit me sukseset e saj.

Meta është takuar me ekipin e xhudos në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës. 

“Me krenarinë e sportit shqiptar, kampionen e botës, Majlinda Kelmendi dhe ekipin e xhudos së Kosovës, kaluam momente shumë pozitive në çarshinë e Sarajevës. Përherë kënaqësi të takohem me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar kudo në botë”, ka shkruar Meta, duke e postuar po ashtu flamurin kombëtar shqiptar dhe atë të Kosovës, por edhe një figurë me shqiponjën dykrenore, simbol i shqiptarëve.

Meta, por edhe i gjithë ekipi i xhudos shihen duke e formuar me duar shqiponjën me duar.

Image

(Kosova Sot Online)