Rrahmani “njoftohet” me Pazzinin

  • 10 July 2019 - 15:12
Rrahmani “njoftohet” me Pazzinin

Amir Rrahmani është takuar me sulmuesin italian, Giampaolo Pazzini, me të cilin i ka shkëmbyer disa fjalë në anglisht gjatë “njoftimit” të tyre para stërvitjes me Veronën

Amir Rrahmani po e zhvillon fazën parasezonale me Veronën, tek e cila u transferua javë më parë nga Dinamo Zagrebi.

Qendërmbrojtësi kosovar është takuar me pjesën tjetër të ekipit ditë më parë, ndërsa së fundmi është “njoftuar” me sulmuesin e rrezikshëm, Giampaolo Pazzini, i cili është rikthyer në këtë ekip pas huazimit prej një viti në Levante në La Liga.

Përfaqësuesi kosovar dhe ish-përfaqësuesi italian kanë folur dhe janë përshëndetur në gjuhën angleze duke e pasur parasysh se Rrahmani nuk flet italisht.

Videon e ka publikuar grupi “Hellaslive” në Instastory, të cilin më pas e ka shpërndarë edhe vetë futbollisti kosovar. 


(Kosova Sot Online)