Presidenti i Napolit thekson anët e këqija të Icardit

  • 11 July 2019 - 09:03
Presidenti i Napolit thekson anët e këqija të Icardit

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e ka komentuar sërish mundësinë e transferimit të Mauro Icardit nga Interi gjatë këtij afati kalimtar të verës, duke thënë se nuk do ta shkëmbente Lorenzo Insignen për të.

Së fundi, mediat italiane raportuan se Napoli është e mposhtur Juventusit dhe Atletico Madridin në garën për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas, të cilin Interi e vlerëson me 60 milionë euro.

Megjithatë, De Laurentiis nuk tingëlloi shumë i entuziazmuar për transferimin e Icardit kur u pyet për këtë gjë në një intervistë me të përditshmen italiane, Corriere dello Sport, ku i theksoi dobësitë e Icardit.

“[Trajneri i Napolit, Carlo] Ancelotti ka thënë se ai nuk do ta shkëmbente Icardin me Lorenzon dhe ai ka të drejtë. Icardi mund të ketë gjithmonë dëshirë t’i bashkohet Juventusit, por unë e preferoj Lorenzon para tij gjithashtu”, u shpreh presidenti i Napolit.

“Lorenzo është lloji i futbollistit për të cilin kemi nevojë, përderisa në fazën e sulmit ne e kemi edhe Arkadiusz Milikun dhe Dries Mertensin”.

“Nuk do ta mohoj se kemi pyetur për Icardin. Nuk do ta mohoj se ai është shumë i talentuar: Icardi është një lojtar i mrekullueshëm, por shumë gjëra janë thënë për të dhe tani ai duhet më i vjetër sesa 26-vjeçar”.

“Duke e parë nga larg, ai ta jep përshtypjen që nuk e kanë trajtuar në mënyrën e duhur, i është harxhuar kot talenti dhe se ai nuk e kishte kuptuar rëndësinë e rolit që ai e kishte. Por, adhurimi ynë për atë si lojtar nuk mund të dyshohet”.

Sulmuesi argjentinas u bë pjesë e skuadrës së Interit më 9 korrik të vitit 2013, kur kaloi nga Sampdoria për 13 milionë euro. Kjo verë mund ta sjellë fundin e karrierës së tij në San Siro, pasi që për të kanë shprehur interesim shumë skuadra.

(Kosova Sot Online )