Rivaldo: Messit i takon Topi i Artë për këtë vit  

  • 11 July 2019 - 11:11
Rivaldo: Messit i takon Topi i Artë për këtë vit  

Ish-ylli i Brazilit dhe Barcelonës, Rivaldo ka thënë se Lionel Messi meriton të fitojë Topin e Artë këtë vit.

Messi gëzoi një tjetër sezon të madh me Barcelonën, duke shënuar 51 gola në të gjitha garat, pasi gjigantët spanjollë fituan titullin e La Ligës.

Pavarësisht nga fitorja e ligës, Messi nuk gjeti suksese të tjera gjatë këtij viti, pasi u eliminuan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Liverpooli dhe humbi finalen e Copa del Rey.

Viti i Messit u godit edhe nga eliminimi i Argjentinës të Copa America, ku 32-vjeçari nuk mundi të frymëzonte skuadrën e tij përtej gjysmëfinales. 

Pavarësisht kësaj, Rivaldo beson se Messit duhet t’i jepet një Topi i Artë për këtë vit, i gjashti në karrierën e tij dhe rekord botëror.

“Sipas mendimit tim, Topi i Artë i këtij sezoni është Messi për atë që ka bërë”.

“Ai nuk fitoi Ligën e Kampionëve, por për shkak se është një çmim individual ai shënoi shumë gola, gola të rëndësishëm”, ka thënë Rivaldo.

Në garë për Topin e Artë të këtij viti pritet të jenë edhe Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldo.

(Kosova Sot Online)