Halep, finalistja e parë e Wimbledonit

  • 11 korrik 2019 - 16:18
Halep, finalistja e parë e Wimbledonit

Simona Halep u bë finalistja e parë e Wimbledonit këtë verë, pasi triumfoi me lehtësi në përballjen kundër Elina Svitolinas.

Rumunia Halep, e renditur e shtatë në listën botërore të tenisteve, e mbylli gjysmëfinalen kundër ukrainases Svitolina me fitore 6-1 6-3, brenda një ore e 13 minutash.

Ajo do të përballet në finalen e së shtunës ose me shtatë-herë kampionen e Wimbledonit, Serena Williams, ose me Barbora Strycova.

“Është njëri ndër momentet më të mira të jetës sime”, tha Halep, e cila e kishte arritjen më të madhe në Wimbledonit në vitin 2014, kur arriti deri në gjysmëfinale.

“Jam shumë e emocionuar, por edhe pak e stresuar gjithashtu. Vetëm po tentoj ta shijoj këtë sa më shumë që të jetë e mundur. Nuk ishte edhe aq e lehtë sa duket prej rezultatit”.

Kur u pyet se çfarë ka ndryshuar që nga viti 2014, ajo tha: “Unë kam më shumë përvojë, jam pozitive në fushë dhe nuk do të dorëzohem kurrë më. Kam mësuar shumë gjëra në këto pesë vjet”.

Havep dhe Svitolina nuk ishin takuar në një Grand Slam që nga viti 2017, në French Open. 

(Kosova Sot Online)