Barcelona mbledh fondet, nesër paguhet klauzola e Griezmann

  • 11 July 2019 - 17:22
Barcelona mbledh fondet, nesër paguhet klauzola e Griezmann

Antoine Griezmann do të jetë futbollist i ri i Barcelonës.

Kampionët aktual të Spanjës kanë arritur që të sigurojnë fondet për të paguar klauzolën e lojtarit francez. Siç ka raportuar e përditshmja katalunase Mundo Deportivo, Barcelona do ta paguajë klauzolën e Griezmann të premten në mëngjes (nesër).

Gjiganti katalunas do të dërgojë ofertën prej 120 milionë euro në drejtim të Atleticos për ta paguar klauzolën e yllit francez. Edhe pse do të paguhet klauzola e lojtarit nesër, zyrtarizimi nuk do të vije derisa La Liga të vërtetojë pagesën e këtij transferimi. Griezmann do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Barcelonën ku do të qëndrojë në Camp Nou deri në vitin 2024.

Kujtojmë që sulmuesi francez është duke i bojkotuar stërvitjet me klubin e tij Atletico Madrid pasi dëshiron me çdo kusht kalimin te Barcelona.

(kosova Sot Online )