Laçi “flirton” me fitoren, Hapoel Beer Sheva “zgjohet” në fund

  • 11 July 2019 - 19:56
Laçi “flirton” me fitoren, Hapoel Beer Sheva “zgjohet” në fund

Laçi barazoi 1-1 me Hapoel Beer Shevan në shtëpi në takimin e parë të raundit të parë kualifikues në Europa League, duke mbajtur të gjalla shpresat për një kualifikim të mundshëm.

Madje kurbinasit kryesuan për 75 minuta lojë, pas golit të shpejtë të shënuar nga Nwabueze, por izraelitet, kur takimi po i drejtohej fundit arritën të barazonin, madje iu afruan edhe golit të fitores.

Pa u mbushur 3 minuta lojë, Nwabueze kërceu bukur me kokë në shtyllën e parë, pas krosimit të Fangajt, duke shtangur portierin kundërshtar. Një start perfekt i Laçit, që për pak dyfishoi shifrat me një goditje të Redon Xhixhës që nga gjysmëfusha e kurbinasve, por ndërhyrja në momentin e fundit e portierit Sektus.

Skuadra e Starovës u mundua të ruante qetësinë gjatë pjesës së dytë, për të mos pësuar gol, por në të 78-ën, pak minuta pasi ishte futur në lojë, Levi lëshoi një diagonale të pakapshme për Selmanin, 1-1.

Me fat Selmani 6 minuta më vonë, teksa predha nga distanca e Shamir u stampua në traversë. Përfundoi në barazim 1-1 ky takim, rezultat që e detyron Laçin të kërkojë të paktën një gol në fushën e Hapel Beer Shevas në takimin e kthimit. 

(Kosova Sot Online)