Algjeria kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës pas ekzekutimit të penalltive

  • 11 July 2019 - 21:09
Algjeria kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës pas ekzekutimit të penalltive

Algjeria është gjysmëfinalisti i radhës në Kupën e Afrikës, që do të ketë punë tani me Nigerinë.

Algjeria e ka eliminuar Bregun e Fildishtë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Koha e rregullt dhe minutat shtesë përfunduan me rezultatin 1-1, me golat e Sofiane Feghouli në minutën e 20’ dhe Jonathan Kodjia (62’).

Kështu, fituesi u desh të përcaktohet nga penalltitë, ku më të mirë u treguan algjerianët, duke shënuar katër herë dhe gabuan vetëm një herë. Kurse futbollistët e Bregut të Fildishtë shënuan tre herë, gabuan dy herë nga pika e bardhë.

Në gjysmëfinale, Algjeria do të ketë punë me Nigerinë, kurse Senegali është duke pritur fituesin e çiftit Madagaskar – Tunizia, ndeshje që sapo ka nisur.

(Kosova Sot Online)