Nëse s’arrin ta marrë Lukakun, Interi e do Rebicin

  • 12 July 2019 - 09:20
Nëse s’arrin ta marrë Lukakun, Interi e do Rebicin

Mediat italiane raportojnë se Interi do të tentojë ta transferojë Ante Rebicin e Eintracht Frankfurtit, nëse tentimi për të blerë Romelu Lukakun nga Manchester Unitedi i dështon.

Romelu Lukaku është zgjedhja e parë e Interit për pozitën e qendërsulmuesit, mirëpo klubi italian do ta ketë të vështirë të arrijë marrëveshje pasi që Manchester Unitedi nuk pranon ofertë më të ulët sesa 85 milionë euro për belgun.

Gazetari i famshëm sportiv i Sky Sports Italia, Gianluca di Marzio, raporton se zikaltrit nuk duan të humbin aspak koha dhe tashmë kanë filluar interesimin për Rebicin, i cili mund të jetë opsioni i dytë.

Sulmuesi 25-vjeçar ka kontribuar te skuadra e tij me 22 gola nga shumë pozita të ndryshme të fazës së sulmit gjatë tri sezoneve të tij me Eintracht Frankfurtin. Ai i shënoi dhjetë sezonin e kaluar më klubin gjerman.

Nëse Interi e transferon Rebicin këtë afat kalimtar, atëherë ish-klubi i tij, Fiorentina, do t’i fitojë 50 për qind të shumës së transferimit të tij, ndërsa 50 përqindëshin do ta marrë Eintracht Frankfurti.

Megjithatë, Interi nuk do ta ketë të lehtë t’i sigurojë as shërbimet e Rebicit për sezonin e ardhshëm, pasi që për të ka shprehur interesim edhe Atletico Madridi, pasi që Antoine Griezmann pritet të zyrtarizohet së shpejti në Barcelonë.

Sa i përket Eintrachtit, tashmë ata e kanë humbur një pjesë të madhe të fuqisë së tyre në fazën e sulmit, pasi që ia shitën Luka Jovicin Real Madridit gjatë këtij afati kalimtar. 

(Kosova Sot Online )