Rashica zbulon të ardhmen dhe e komenton nofkën e tij në Gjermani

  • 12 July 2019 - 10:15
Rashica zbulon të ardhmen dhe e komenton nofkën e tij në Gjermani

Gazeta më e madhe sportive në Gjermani, Kicker, e ka publikuar një intervistë me yllin e ekipin kombëtar të Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashicën, ku flitet për nofkën e futbollistit, “Raketa”.

Përgjegjësia në fazën e sulmit të Werder Bremenit duhet të shpërndahet nëpër disa lojtarë pas largimit të Max Kruses. Ashtu si në sezonin e kaluar, gola mund të garantojë Milot Rashica, i cili për shkak të cilësisë së tij e ka një reputacion shumë të veçantë te bashkëlojtarët e tij, shkruan Kicker.

Nofka e Milot Rashicën i përshkruan cilësitë e futbollistit. “Raketa”, kështu e thërrasin Rashicën bashkëlojtarët e madje edhe trajneri Florian Kohfeldt nëse duan ta marrin vëmendjen e sulmuesit 23-vjeçar.

“Nuk e di kush e filloi këtë gjë”, thotë Rashica duke buzëqeshur, “Nuk më pëlqente në fillim, por tani ka filluar të më pëlqej”. 

Nëpër një proces kishte kaluar edhe vetë kosovari, para se ta fitonte nofkën “raketa”. Ai ishte shpërthyes që nga fillimi, mirëpo filloi ta dëshmojë plotësisht veten vetëm nga pjesa e dytë e sezonit të kaluar.

Rashica ka kontratë me Bremenin deri në vitin 2022, mirëpo për të janë interesuar disa klube gjatë këtij afati kalimtar të verës. Megjithatë, kosovari thotë se nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga klubi i tij aktual.

“Unë kam kontratë me Bremenin dhe ndihem shumë mirë këtu. Nuk kam arsye për t’u larguar. Unë e mendoj të ardhmen vit pas viti, do ta shohim çfarë do të ndodhë”, shtoi Rashica.

(Kosova Sot Online)

“Dua të shënoj sa më shumë gola dhe të bëjë sa më shumë asiste që të jetë e mundur. Dua ta jap më të mirën për ta arritur Evropën. Natyrisht, Kruse ishte i rëndësishëm, por ne duhet të shikojmë përpara dhe kemi lojtarë të mirë”.

Pas lamtumirës së Max Kruses, shpresat e Werder Bremenit shtrihet kryesisht në shpatullat e Rashicës.

Statusi i tij si një lojtar i mrekullueshme është konfirmuar edhe gjatë stërvitjeve të para parasezonale. Përkundër punës së palodhshme, Rashica i dominon stërvitjet me vrapimet e tij tipike, me të cilat i shkatërron mbrojtësit kundërshtarë.

Kohfeldt e kishte lënë kosovarin në bankën rezervë në fillim për shkak të mungesës së aktivitetit të tij në fazën e mbrojtjes, mirëpo Rashica e dëshmoi se e meriton një vend në skuadrën e parë. /Gazeta Express/