Përkundër spekulimeve për të ardhmen, Pogba pozon me fanellën e re të Man Unitedit

  • 12 July 2019 - 10:54
Përkundër spekulimeve për të ardhmen, Pogba pozon me fanellën e re të Man Unitedit

Klubi i Premierligës e prezantoi së fundi fanellën e dytë për sezonin e ardhshëm 2019/20, dhe francezi Paul Pogba ishte njëri ndër lojtarët e zgjedhur nga Manchester Unitedi për ta reklamuar këtë fanellë.

Fanella e re, e dizajnuar nga Adidas, është e frymëzuar nga një zonë në qytetin e Mançesterit, “Northern Quarter” (Çereku Verior), dhe i përfshin ngjyrat e përdorura në atë zonë.

Ky model është i frymëzuar nga disa mozaikë të ndryshme të vendosura nëpër “Norther Quarter” dhe është theksuar me vija të zeza. 

Pogba është njëri ndër lojtarët e zgjedhur për ta modeluar fanellën e re, përkundër spekulimeve se ai synon të largohet nga “Old Traffordi” gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mesfushori francez i nxiti këto spekulime duke deklaruar se e dëshiron një sfidë të re diku tjetër, ndërsa agjenti i tij, Mino Raiola, i vuri zjarr duke thënë se ishte duke punuar për t’ia gjetur një klub të ri klientit të tij.

Real Madridi shihet si klubi favorit për t’i siguruar shërbimet e Pogbas për sezonin e ardhshëm, por, për t’i siguruar paratë e nevojshme për këtë transferim, “Los Blancos” do të duhet t’i shesin Gareth Bale, Iscon dhe James Rodriguezin.

Pogbas i bashkohen edhe lojtarët si Juan Mata, Jesse Lingard, Marcus Rashford dhe Nemanja Matic.

(Kosova Sot Online)