Formacionet e mundshme të gjigantëve evropian pas transferimeve të verës

  • 12 July 2019 - 10:59
Formacionet e mundshme të gjigantëve evropian pas transferimeve të verës

Skuadrat e mëdha kanë qenë mjaft aktive këtë afat kalimtar veror me transferimin e futbollistëve.

Kampioni i 13 fisht i Evropës, Real Madrid ka shpenzuar më së shumti deri më tani me transferimin e yjeve si Eden Hazard, Luka Jovic, Ferland Mendy, Rodrygo apo Eder Militao.

Mbrapa tyre nuk ka mbetur as rivali lokal Atletico Madrid duke thyer rekordin e klubit me transferimin e Joao Felix, ndërsa kanë marrë edhe Hector Herrerën, Marcos Llorenten e mbrojtësin Felipe. 

Barcelona deri më tani ka transferuar Frenkie De Jongun, ndërsa pothuajse e kanë kryer punën për transferimin e Griezmann.

Manchester City ka marrë mesfushorin fantastik Rodri nga Atletico Madrid, ndërsa Chelsea sulmuesin amerikan Christian Pulisic.

Kampioni i Italisë, Juventus gjithashtu është përforcuar në mesfushë me Adrien Rabiot e Aaron Ramsey.

Më poshtë keni formacionet e mundshme të skuadrave të mëdha evropiane për edicionin 2019/20.

(Kosova Sot Online)