Policia fillon hetimet për një krim të kryer ndaj Rapinoes

  • 12 July 2019 - 11:09
Policia fillon hetimet për një krim të kryer ndaj Rapinoes

Kapitenia e ekipi kombëtar të vajzave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte viktimë e vandalizmit në një stacion treni në Nju Jork. Policia e Nju Jork i ka filluar hetimet për këtë incident, të vlerësuar si krim të urrejtjes.

Megan Rapinoe u bë e famshme pas rolit të saj në triumfin e katërt të SHBA-së në Kupën e Botës, që u zhvillua këtë verë në Francë. Ky ishte trofeu i dytë i radhës i SHBA-së në Botëror.

Por, paraqitja e saj në Kupën e Botës, nuk është e vetmja arsye pse Rapinoe është në qendër të vëmendjes. Ajo u bë edhe më e famshme pas zënkës me presidentin Donald Trump.

Për këtë arsye, Rapinoe ka fituar edhe shumë mbështetës të rinj, por ajo mori edhe shumë kritika në rrjetet sociale. 

Një shembull i kësaj ndodhi në një stacion treni në Nju Jork, ku i ngjitën tetë posterë me thënie homofobike të drejtuara te kapitenia e SHBA-së, e cila e fitoi Topin e Artë dhe Këpucën e Artë të Kupës së Botës.

Ky incident ndodhi vetëm një ditë pas SHBA-ja e fitoi turneun e Kupës së Botës dhe dy ditë para se skuadra amerikane ta niste paradën në Nju Jork.  Policia u raportua për këta posterë menjëherë dhe ata tani kanë filluar hetimet për këtë incident, duke e vlerësuar si krim të urrejtjes.

“Urrejtja nuk ka asnjë vend në sistemin e transportit dhe ne punojmë që ta bëjmë këtë formë të transportit sa më mirëpritës dhe të sigurt për të gjithë”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Shams Tarek.

(Kosova Sot Online)