Sa para mund t’i fitojë Feronikeli në Ligën e Kampionëve?

  • 12 July 2019 - 11:30
Sa para mund t’i fitojë Feronikeli në Ligën e Kampionëve?

Pasi e siguroi një rezultat të mirë në ndeshjen e parë kundër The New Saints në rrethin e parë kualifikues për në Ligën e Kampionëve, Feronikeli shpreson të arrijë të paktën fazën e grupeve të kësaj gare prestigjioze evropiane.

Barazimi 2:2 kundër TNS në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve është shumë i favorshëm për Feronikelin, pasi çfarëdo barazimi më me pak se dy gola e dërgon skuadrën nga Drenasi në rundin e dytë kualifikues në tentim për ta siguruar pjesëmarrjen në edicionin 2019/20 të Ligës së Kampionëve.

Rruga për të arritur deri në fazën e grupeve të kësaj gare nuk do të jetë aspak e lehtë për klubin kosovar, mirëpo sa para do t’i fitojë nëse arrin një sukses të tillë? 

Skuadrat pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve do të shpërblehen me një shumë të caktuar për çdo ndeshje të fituar dhe për çdo fazë të kaluar.

Si do të shpërndahen paratë për sezonin 2019/20 të Ligës së Kampionëve?

1. Për arritjen deri në fazën e grupeve: 15 milionë euro

2. Për arritjen deri në fazën e 1/8 të finales: 9.5 milionë euro

3. Për arritjen deri në çerekfinale: 10.5 milionë euro

4. Për arritjen deri në gjysmëfinale: 12 milionë euro

5. Për arritjen deri në finale: 15 milionë euro

6. Për triumfin në finale: 4 milionë euro

UEFA do t’i paguajë skuadër me nga 2.7 milionë euro për çdo fitore dhe me nga 900 mijë euro për çdo ndeshje që e barazojnë.

Nëse një skuadër e fiton çdo ndeshje në rrugëtimin drejt trofeut të Ligës së Kampionëve, ata do t’i fitojnë 82.2 milionë euro gjithsej.

Klubet do të marrin para edhe për rangimin e tyre në UEFA dhe nga të drejtat televizive, varësisht nga vendi prej të cilit vijnë.

(Kosova Sot Online)