Shoqata e Papa Françeskut e shpërblen Messin

  • 12 July 2019 - 11:36
Shoqata e Papa Françeskut e shpërblen Messin

Lionel Messi e ka fituar çmimin “Balon Educativo de Scholas” të shoqatës së Papa Françeskut, “Scholas Occurrentes”, pas paraqitjeve të tij në turneun e Kupës së Amerikës me Argjentinën këtë verë.

Ylli i Barcelonës – i cili arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës me Argjentinën, ku u eliminua nga Brazili –  do të shpërblehet me një top të punuar nga disa fëmijë nga Mozambiku dhe të bekuar nga Papa Françesku.

Argjentinasi i fitoi 34.38 për qind të votave për ta fituar këtë top, duke e mposhtu Edison Floresin e Perusë (15.56 për qind), Pedro Gallesen e Perusë (11.28 për qind) dhe Dani Alvesin e Brazilin (10.5 për qind).

“Scholas Occurretnes” është e pranishme në 190 vende të ndryshme dhe në këtë shoqatë janë të përfshira më shumë se 500 mijë shkolla.

Më herët, Papa ishte intervistuar nga Jordi Evole në La Sexta dhe në një pjesë të intervistës kishte folur edhe për Messin. 

Jordi Evole: A është sakrilegj të thuash se Messi është Zot?

Papa Françesku: Në teori, po është sakrilegj. Nuk mund të thuash një gjë të tillë dhe unë nuk e besoj. A e beson ti?

Jordi Evole: Po, e besoj.

Papa Françesku: Unë s’e besoj (qesh). Njerëzit mund të thonë ai është Zot, siç edhe mund të thonë “të adhuroj”, por vetëm Zoti mund të adhurohet. Këto janë shprehje të njerëzve. “Ky është Zot me topin në këmbë”, është shprehje e njohur për dike që ta thotë.

Jordi Evole: Ama ai luan mirë, apo jo?

Papa Françesku: Natyrisht, ai është shumë i mirë, por nuk është Zot.

(Kosova Sot Online)