Milani i ofron dy lojtarë Torinos për Basellin

  • 12 July 2019 - 12:16
Milani i ofron dy lojtarë Torinos për Basellin

Daniele Baselli është njëri nga objektivat kryesor të Milanit për repartin e mesfushës.

Skuadra italiane që po ka vështirësi financiare synon transferimin e Basellit në San Siro pa shpenzuar para. TuttoSport ka raportuar se Rossonerët kanë biseduar me Torinon për një transferim të mundshëm të lojtarit në San Siro.

Trajneri i ri i Milanit, Marco Giampaolo e vlerëson shumë italianin dhe po e kërkon me çdo kusht në skuadër. Milan në pamundësi për të bërë një ofertë me të holla, i ka ofruar Torinos dy futbollistë në shkëmbim me lojtarin.

Rossonerët janë të gatshëm të japin sulmuesin Fabio Borini si dhe mbrojtësin e majtë Diego Laxalt për t’i fituar shërbimet e Basellit.

Torino që ka zënë vendin e Milanit në Ligën e Evropës, ende nuk ka i ka kthyer një përgjigje përfundimtare, por gjithnjë sipas medieve italiane marrëveshja mes dy klubeve është afër. Futbollisti 27-vjeçar këtë edicion në Serie A ka shkëlqyer ku në 37 takime ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tre asistime. 

(Kosova Sot Online )