Nicolo Barella kalon testet mjekësore te Interi

  • 12 July 2019 - 13:42
Nicolo Barella kalon testet mjekësore te Interi

Mesfushori i Cagliarit, Nicolo Barella ka kaluar me sukses testet mjekësore te skuadra italiane e Interit.

Futbollisti pritet të vesh fanellën zikaltër gjatë sezonit të ardhshëm gjersa Nerazurrët për shërbimet e tij rreth 45 milionë euro.

Barella kaloi pjesën e parë të kontrolleve mjekësore në klinikën Humanitas në Rozzano gjersa të njëjtat do t’i kryej edhe në zyrat e Komitetit Olimpik italian në Milano.

Lojtari do të huazohet për shumën e dhjetë milionë eurove gjersa milanistët janë të detyruar ta blejnë në fund të sezonit do të duhet të ndajnë edhe 35 milionë sosh.

Ndryshe, italiani do të jetë prurja e re e klubit pas transferimit të ish-qendër mbrojtësit të Atletico Madridit, Diego Godin.

(Kosova Sot Online)