Edhe Distria Krasniqi e arrin gjysmëfinalen në Grand Prix të Budapestit

  • 12 July 2019 - 14:27
Edhe Distria Krasniqi e arrin gjysmëfinalen në Grand Prix të Budapestit

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi e ka vazhduar me fitore rrugëtimin në kategorinë deri në 48 kilogramë të Grand Prixit të Budapestit të Hungarisë. Tanimë ajo e ka siguruar një vend në gjysmëfinale.

Kosovarja e mposhti kinezen Yanan Li në çerekfinale dhe arriti t’i ndjekë hapat e xhudisteve të tjera nga Kosova, Nora Gjakovës dhe Majlinda Kelmendit, duke u kualifikuar në gjysmëfinale. Në rundin e dytë, Distria Krasniqi, e mposhti me ippon xhudisten nga Rusia, Sabina Giliazova, dhe e siguroi kështu një vend në çerekfinale. Që të dyja këto xhudiste e kishin kaluar kaluan rrethin e parë pa luftë. Nëse Krasniqi arrin të sigurojë ndonjë medalje në këtë garë, atëherë do ta shtojë edhe një tjetër Grand Prix tjetër në mesin e 20 medaljeve të fituara në turneun botëror të IJF, ku përfshihen Masters, Grand Prix dhe Grand Slams.

Përveç Distria Krasniqit, sot Kosovën në Bundapest të Hungarisë po e përfaqësojnë edhe Nora Gjakova (-57 kg) dhe Majlinda Kelmendi (-52 kg). Ndërsa, Akil Gjakova garon të shtunën dhe Loriana Kuka të dielën.

Edhe Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova janë kualifikuar në gjysmëfinale të kategorive të tyre përkatëse. 

(Kosova Sot Online )