Nora Gjakova, e argjendtë në “Budapest Grand Prix”

  • 12 July 2019 - 19:30
Nora Gjakova, e argjendtë në “Budapest Grand Prix”

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në “Budapest Grand Prix 2019”. Xhudistja pejane është mposhtur në finale nga xhudistja braziliane Rafaela Silva.

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në “Budapest Grand Prix 2019”, i cili po mbahet në Hungari.

Xhudistja pejane u mposht në finale nga xhudistja braziliane Rafaela Silva në kategorinë 57 kilogramë.

Nora paraprakisht e kaloi xhiron e parë pa luftë, kurse në atë të dytë e mposhti rusen Diana Dzhigaros.

Në xhiron e tretë, Gjakova ishte më e mirë se garuesja nga Bregu i Fildishtë, Zouleiha Abzetta Dabonne për të shkuar në gjysmëfinale.

Ajo e kaloi edhe këtë fazë pasi e mundi xhudisten nga Panamaja, Miryam Roper, duke e siguruar të argjendtën, ndërsa dështoi në tentim për ta fituar të artën.

Paraprakisht, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë, kurse Majlinda Kelmendi mbeti pa medalje.

Në “Budapest Grand Prix 2019” po marrin pjesë edhe xhudistët Akil Gjakova e Loriana Kuka, të cilët do të garojnë në ditët në vazhdim. 

(Kosova Sot Online)