Di Marzio: “Higuain ka refuzuar të gjitha ofertat, s’dëshiron të largohet nga Juventusi”

  • 13 July 2019 - 09:21
Di Marzio: “Higuain ka refuzuar të gjitha ofertat, s’dëshiron të largohet nga Juventusi”

Higuain është i vendosur të qëndrojë te “Zonja e Vjetër”. Gonzalo Higuain nuk bën pjesë në planet e klubit të Juventusit, por nuk mund të thuhet kjo edhe për trajnerin, Maurizio Sarri, i cili ka në qejf sulmuesin argjentinas.

Higuain shpreson që ta bindë të paktën Sarrin për t’ia dhënë një tjetër mundësi, sipas Gianluca Di Marzio, ai dëshiron të qëndrojë në Juve.

“Higuain i ka thënë jo të gjitha ekipeve që e duan. Ai nuk ka asnjë qëllim që të largohet nga Juventusi”, shkruan Di Marzio.

31-vjeçari e ka veshur dy sezone fanellën e Juves dhe ka shënuar 55 gola në 105 paraqitje.

(Kosova Sot Online )