Higuain refuzon transferimin te West Ham

  • 13 July 2019 - 09:34
Higuain refuzon transferimin te West Ham

Gonzalo Higuain nuk do t’i bashkohet skuadrës londineze West Ham United.

Sulmuesi argjentinas është rikthyer te Juventusi pasi huazimit gjashtë mujor në Angli te Chelsea. Klubi londinez e kishte opsionin për blerjen përfundimtare të lojtarit, por një gjë të tillë nuk e ka shfrytëzuar.

Higuain ka mundur të rikthehet në Londër, por tani me fanellën e West Ham United që ka bërë një ofertë të lartë për të.Çekanët kanë ofruar 40 milionë euro, ofertë që ka kënaqur Juventusin, por jo edhe lojtarit.

Higuain ka qenë ai që e ka refuzuar transferimin te West Ham, pasi dëshiron qëndrimin në Juventus ose të largohet në drejtim të një skuadre të madhe evropiane.

(KOsova Sot Online )