Zyrtare: Enis Manxholli i bashkohet Vushtrrisë

  • 13 July 2019 - 09:38
Zyrtare: Enis Manxholli i bashkohet Vushtrrisë

Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit kosovar, Vushtrria ka vazhduar me përforcime.

Vushtrria ka njoftuar në orët e vona të mbrëmjes së 12 Korrikut për arritjen e marrëveshjes me ‘gardianin’ e njohur kosovar Enis Manxholli.Portieri mitrovicas i cili së fundmi ishte pjesë e Dukagjinit të Klinës është ardhja e gjashtë e ish-kampionëve të vendit pas Rinor Karaqës, Petrit Tahirit, Kujtim Pantinës, Besfort Dervishajt, Qendrim Gashit dhe Bashkim Shalës.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Vushtrrisë para disa minutave.

“Gardiani 33 vjeçar me përvojë nga Mitrovica, pas periudhës së gjatë në klubin KF Trepça 89, dhe disa klube tjera si KF Trepça, KF Besa e Pejës dhe KF Dukagjinit nga Klina, do të fillon një aventurë të re me Vushtrrinë, ne i dëshirojmë shumë suksese”, njofton faqja zyrtare e klubit.

Vlen të theksohet se vushtrriasit ua kanë vazhduar kontratat pothuajse të gjithë lojtarëve që bartën barrën kryesore edicionin e kaluar.

(Kosva Sot Online )