MSG, treshja e 100 golave

  • 13 July 2019 - 12:07
MSG, treshja e 100 golave

Barcelona ka treshe të re. Nga MSN e MSD, Barça nga sezonin 2019/20 do të ketë në fushë treshen MSG, Messi, Suárez dhe Griezmann, një treshe sulmuese që premton shumë gola.

Me Lionel Messin, Antoine Griezmann dhe Luis Suarez, Ernesto Valverde ka të garantuar të paktën 100 gola në sezon, gjithmonë nëse nuk transferohet edhe Neymar Junior – pasi shifra e 100 golave do të rritej dukshëm edhe me prezencën e brazilianit.

Sido që të jetë, me Griezmannin tashmë të zyrtarizuar, MSG është gati për startin e sezonit. Nëse i bëjmë bashkë golat e tyre të shënuar në tri sezonet e fundit, kapin shifrat 97 në edicionin e fundit, 105 në edicionin 2017/18 dhe 117 në sezonin 2016/17.

Shifrat më të mëdha janë regjistruar në sezonin 2015/16, kur Messi kishte realizuar 41, Suárez 59 dhe Griezmann 32 – mes tyre në total 132, çka do të thotë se me bërjen bashkë të MSG, të paktën 100 gola tashmë janë të garantuar.

Rekordi i MSN-së (Messi-Saurez-Neymar)

Messi, Suarez dhe Neymar dhuruan spektakël së bashku për shumë vite te Barcelona. Ata e mbajnë rekordin në sezonin 2015/16 me 131 gola – 41 gola Messi, 59 Luis Suárez dhe 31 Neymar.

Ata thyen rekordin e tyre, pasi kishin realizuar më parë 122 gola, derisa para se të bëheshin bashkë MSN, rekordin e mbante treshja e Realit, Cristiano, Higuaín dhe Ronaldo në sezonin 2011/12 me 118 gola.

MSN është konsideruar si treshja më e frikshme në histori të futbollit, por duke parë statistikat e MSG – atëherë priten të tjera rekorde nga treshja e re e Barcelonës.

(Kosova Sot Online )