Agjenti Yaque: Lautaro qëndron te Interi – nëse Messi do të luajë me të le të vijë te Nerazzurrët

  • 13 July 2019 - 13:35
Agjenti Yaque: Lautaro qëndron te Interi – nëse Messi do të luajë me të le të vijë te Nerazzurrët

Lautaro Martinez nuk do të largohet nga Interi dhe mezi pret që të fillojë punën me Antonio Conten, teksa është e vërtetë se ka pasur interesim të Barcelonës për të ka thënë agjenti i argjentinasit, Beto Yaque.

Profili i Lautaros u rrit në mënyrë të konsiderueshme gjatë verës në sajë të paraqitjeve të mira në Copa America, duke shkuar në shifrën e gjashtë golave në 11 paraqitje me Argjentinën. Kjo bëri që të dalin shumë lajme se Barcelona dëshironte të nënshkruante me sulmuesin që mbush 22 vjet në muajin e ardhshëm. ëto lajme nuk i ka mohuar agjenti i sulmuesit, por ka thënë se dëshira e tij është të mbetet te Interi, të punojë me Conten dhe nëse Lionel Messi e do atëherë le të transferohet te klubi italian. “Lautaro Martinez nuk do të largohet nga Interi dhe ai mezi pret të fillojë punën me Conten”, ka thënë fillimisht Beto Yaque për FC InterNews.

“Natyrisht, lavdërimi nga lojtari më i mirë në botë [Messi] e ka kënaqur shumë.  Lautaro ishte jashtëzakonisht i lumtur që dëgjoi komplimentet e Leo Messit dhe kjo e bëri atë të punonte edhe më shumë për të arritur objektivat e tij”. “Megjithatë, Lautaro po mendon vetëm për Interin. Ai është i lumtur me Nerazzurrët dhe ka ëndrra të mëdha. Conte tashmë e ka thirrur atë për të shpjeguar metodën e punës dhe përfundimisht duke llogaritur në të”. “Është e vërtetë, kishte një interes nga Blaugranët për Martinezin, edhe pse askush nga klubi nuk na kontaktoi zyrtarisht. Ato janë thashethemet që ne e dimë se janë në një shkallë të vërtetë, por e përsëris, Lautaro qëndron në Inter”.

“Le të themi vetëm në këtë mënyrë: nëse Messi dëshiron të luajë me Martinezin, atëherë ai mund të vijë në Inter…”, përfundoi agjenti i sulmuesit. 

(Kosova Sot Online )