Bakayoko i etur për t’u bashkuar me PSG-në

  • 13 July 2019 - 14:11
Bakayoko i etur për t’u bashkuar me PSG-në

Drejtori i Paris Saint-Germain, Leonardo është i gatshëm të bëjë një lëvizje formale për mesfushorin e Chelseat, Tiemoue Bakayoko, ndërsa edhe lojtarit i pëlqen ideja për të luajtur te klubi francez.

Sipas mediumit Le Parisien, Leonardo dëshiron të gjejë një shtesë të re në mesfushë dhe Bakayoko kryeson listën e tij të dëshirave. Mesfushori francez është në dispozicion nga Chelsea pasi Milani nuk vendosi për blerjen përfundimtare të tij pas huazimit sezonin e kaluar. 

Leonardo nënshkroi Bakayokon për Rossonerët verën e kaluar, ndërsa tani dëshiron ta sjellë atë në Paris.

Nga ana e tij, mesfushori gjithashtu ka deklaruar këtë muaj se do të ishte i hapur të transferohet te PSG. 

“Po, natyrisht do të doja të luaja në Paris, nuk mund të gënjej për këtë, kjo do të thotë shumë për mua dhe për të dashurit e mi”.

“Leonardo më mori në Milano, është ai që më ka lejuar të kthehem në nivelin tim duke më besuar”.“PSG është klubi im i zemrës, është qyteti im. Jam i sigurt se do të bëjë një punë të mirë”, ka thënë Bakayoko.

(Kosova Sot Online )