Pogba asiston, Rashford shënon

  • 13 July 2019 - 14:37
Pogba asiston, Rashford shënon

Manchester United po e mposht 1-0 skuadrën nga Australia, Perth Glory FC.

Manchester United ka nisur tashmë parasezonin për t’u përgatitur sa më mirë për edicionin 2019/20.

Ndeshjen e parë miqësore “Djajtë e Kuq” janë duke e zhvilluar në Australi, kundër skuadrës vendase, Perth Glory FC.

Pas 60 minutave lojë, më në fund është zhbllokuar rezultati në këtë miqësore.

Marcus Rashford shënoi për 1-0 pas një asistimi nga ana e Paul Pogbas – që të dy u inkuadruan në lojë në pjesën e dytë.

(Kosova Sot Online)